19-04-2024

Në Pagarushë pritet ndërtimi i kompleksit “Baresha”

Në fshatin Pagarushë të Malishevës pritet të ndërtohet  kompleksi “Baresha”, kushtuar  mbretëreshës së muzikës shqiptare, bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarusha, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

 

Një vendim të tillë, bwhet e ditur se e ka marrë sot Kuvendi i Komunës së Malishevës,  në një mbledhje të jashtëzakonshme,  ku me vota unanime të anëtarëve të KK-së, që ishin prezent,  ka marrë vendim për ndarjen e një lokacioni,  në fshatin e origjinës së këngëtares, që ndryshe njihet edhe si diva e muzikës shqiptare.

Asnjë koment

Comments are closed.