Në Prizren arrestohen dy të mitur nën dyshimin për grabitjen e taksistit
Policia e Kosovës (PK) ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit E.K (viti i lindjes 2004) dhe L.B (viti i lindjes 2004), nën dyshimin se më 14 dhjetor kanë grabitur një taksist, i cili iu kishte ofruar shërbime “Taxi” atyre.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për medie nga policia, ku thuhet se rast kishte ndodhur në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.
“Pas grabitjes dhe dhunës së përdorur ndaj viktimës të dyshimtit ishin larguar në drejtim të panjohur për të qenë të paidentifikuar. Policia kishte filluar me hetimin e rastit dhe në cilësinë e viktimës ishte intervistuar një person i cili kishte lëndime trupore”, thuhet në njoftim.
“Në lidhje më rastin është informuar prokurori i shtetit, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në mbajtje në afat prej 48 orë. Rasti është nën hetime”, thuhet në fund të njoftimit. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë