16-07-2024

Në Prizren e Suharekë, dy të arrestuar për rrahje të bashkëshorteve të tyre

Në dy raste të ndara, në Suharekë e Prizren, janë arrestuar dy burra në cilësi të personave të dyshuar për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 09:00 në Shkozë të Prizrenit ndërsa i dyti në rrugën “Vudro Vilson” në Suharekë, që të dy ditën e djeshme.

Për të dyja rastet është informuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, dy të dyshuarit ndalën nën masën e arrestit për 48 orë/Koha.net.

Asnjë koment

Comments are closed.