Në Prizren e Suharekë ndalohen 4 persona, nuk respektuan masat e qeverisë
Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka arrestuar 10 persona në tërë Kosovën, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes.
Më së shumti arrestime kishte në rajonin e Prizrenit dhe atë të Prishtinës me nga katër persona.
Prizreni prej kohe, prin për nga numri i rasteve, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Komunikata e plotë e policisë për rastet:
MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË
Suharekë 02.05.2020 – 14:25.Policia gjatë pikës së kontrollit ka ndaluar një veturë, në të cilën ishin dy meshkuj kosovar, gjatë verifikimit të njëjtit kanë rezultuar se nuk kanë respektuar kohën e lëvizjes të caktuar nga Ministria e Shëndetësisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt.
Prizren 02.05.2020 – 09:20.Policia ka ndaluar një mashkull kosovar dhe gjatë verifikimit i njëjti ka rezultuar se nuk e ka respektuar kohën e lëvizjes të caktuar nga Ministria e Shëndetësisë. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Prizren 02.05.2020 – 11:45.Policia ka ndaluar një mashkull kosovar dhe gjatë verifikimit i njëjti ka rezultuar se nuk ka respektuar kohën e lëvizjes të caktuar nga Ministria e Shëndetësisë. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.