27-04-2024

Në Prizren hapet “FIBA” Kampionati Evropian

Në qendrën sportive “Sezai Surroi” në Prizren, mbrëmë ka filluar “FIBA” Kampionati Evropian, një organizim i FIBA-s dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ku do të marrin pjesë 8 shtete, raporton Gazeta e Prizrenit.

Në këtë ngjarje të rëndësishme sportive ishte kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ministri i MKRS-së, Hajrullah Çeku si dhe kryetari i FBK-së, Arben Fetahu.

Pos Kosovës pjesëmarrëse janë edhe Shqipëria, Malta, San Marino, Gjibraltari, pastaj Armenia, Moldavia dhe Andorra.

Kjo është hera e katërt që FIBA ia beson FBK-së organizimin e një Kampionati Evropian, që do të zgjasë deri më 17 Korrik.

/ Gazeta e Prizrenit

 

Asnjë koment

Comments are closed.