Në Prizren nisin punimet për spitalin ditor
Në spitalin e përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, sot është paraparë të fillojnë punimet në rregullimin e hapësirave për funksionalizimin e spitalit ditor.
Njoftohet se ai do të jetë i pari i këtij lloji në Kosovë, dhe që do të mundësojë ofrimin dhe ngritjen e cilësisë të shërbimeve shëndetësore për pacientë.
Investimet kapin shumën 65 mijë euro dhe janë donacion i shoqatës “Jetimët e Ballkanit”.
Punimet nisin në ora 10.00. /GazetaePrizrenit.net