18-05-2024

Në Prizren, sot zhvillohet derbi i qytetit në Basketboll

Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar, të kuadër të javës së 25-të të PrinceCaffe Superligës, raporton Gazeta e Prizrenit.

Skuadrat prizrenase, Bashkimi e Proton Cable Prizreni përballen sonte në derbin lokal nga ora 20:00.

Prizreni ka shtatë fitore e 17 humbje, kurse Portokallezinjtë nëntë fitore e 15 humbje, andaj është një sfidë direkte që dërgon në garat e “Play-off”-it.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet nga ora 19:00 nw mes Prishtinës qw janë në vendin e katërt dhe Istogut në vendin e fundit. / Gazeta e Prizrenit/

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz që luajnë basketboll dhe teksti

 

Asnjë koment

Comments are closed.