Në Prizren theret me thikë një 11-vjeçar

Policia e Kosovës njofton se një 11-vjeçar raportohet se është goditur me thikë nga një 14-vjeçar në Prizren.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Reçan, të hënën rreth orës 21:30.

“Viktima ka pranuar tretmanin mjekësor, pas marrjes së ndihmës së parë viktima është liruar në shtëpi. Nuk raportohet motivi i incidentit”, thuhet në raportin policor./BD