Në Prizren u përkujtua 100-vjetori i lindjes së atdhetarit Hamëz Asllani
Në Prizren, me rastin e 100-vjetorit të lindjes së profesorit e veprimtarit Hamëz Asllani, u organizua aktivitet përkujtimor, ku u promovuan edhe dy vepra të tij – Pas vdekjes, njofton Gazeta e Prizrenit.
Për veprimtarinë krijuese të autorit, foli Berat Batiu, ndërsa për biografinë dhe angazhimin e tij jetësor referoi Qazim Thaçi. Folësit theksuan se Hamëz Asllani gjatë gjithë jetës mbeti i lidhur ngushtë me arsimin, dijen dhe çështjen kombëtare.
![]()
Në sektorin e arsimit ai kontribuoi për më shumë se tri dekada, duke edukuar breza të tërë nxënësish. Krahas veprimtarisë arsimore, ai ishte i angazhuar edhe në aktivitete politiko-shoqërore me karakter kombëtar. Për shkak të veprimtarisë së tij atdhetare shqiptare, ai ishte vazhdimisht nën vëzhgimin e regjimit serb dhe në vitin 1985 u burgos për aktivitetin e tij kombëtar, ku vuajti dy vjet burgim.


