Policia thirrje qytetarëve për mesazhet mashtruese në emër të tyre: S’është zyrtar, mos klikoni!
Policia e Kosovës njoftoi sërish qytetarët lidhur me shpërndarjen e mesazheve mashtruese në emër të institucionit, përmes të cilave pretendohet rrejshëm se qytetarët kanë gjoba trafiku dhe kërkohet klikimi në linke për pagesë.
Në njoftimin zyrtar, Policia ka theksuar se mesazhet e tilla nuk janë zyrtare dhe ka bërë thirrje për kujdes të shtuar ndaj mashtrimeve online.
“KY MESAZH NUK ËSHTË ZYRTAR. Mos klikoni në linke të dyshimta. Mos jepni të dhëna bankare apo personale. Mos hapni faqe që kërkojnë pagesa përmes SMS-ve.”, thuhet në njoftim.


“Raportoni përmes aplikacionit ‘Lajmëro Policinë’ ose telefononi në 192. Qëndroni të kujdesshëm ndaj mashtrimeve online”, thuhet më tej në njoftim.

Lexo edhe:
