Trump: Lufta me Iranin do të mbarojë së shpejti
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se lufta në Iran “do të përfundojë së shpejti”.
Më herët, Trump përsëriti pretendimin e tij se Irani “është i dëshpëruar për të bërë një marrëveshje”.

“Do të shohim çfarë do të ndodhë, por ne i goditëm fort dhe nuk kishim zgjidhje tjetër sepse Irani nuk mund të ketë armë bërthamore, nuk mund t’i ketë,” tha ai.
