Në Prizren vijnë në jetë 14 foshnje
Në maternitetin e spitalit në Prizren, gjatë tri ditëve të shkuara janë regjistruar 14 lindje, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Ky numër i lindjeve mund të merret si relativisht i vogël për një qendër si Prizreni, të dytën pas Prishtinës, por edhe ky mbase është një tregues për trendin në rënie të lindjeve dhe rritjes se planifikimit familjar, të cilin e kanë potencuar zyrtarët.
Sa i përket gjinisë, kësaj radhe dominojnë meshkujt, pasi 9 nga foshnjat janë djem, ndërsa 5 vajza. /GazetaePrizrenit.net
Lexo edhe:
FOTO: Memoriali kushtuar komandant “Drinit” në Prizren në prag të përfundimit