23-04-2024

Në Prizren vijnë në jetë 14 foshnje

Në maternitetin e spitalit në Prizren,  gjatë tri ditëve të shkuara janë regjistruar 14 lindje, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Ky numër i lindjeve mund të merret si relativisht i vogël për një qendër si Prizreni, të dytën pas Prishtinës, por edhe ky mbase është një tregues për trendin në rënie të lindjeve dhe rritjes se planifikimit familjar, të cilin e kanë potencuar zyrtarët.

Sa i përket gjinisë, kësaj radhe dominojnë meshkujt, pasi 9 nga foshnjat janë djem, ndërsa 5 vajza. /GazetaePrizrenit.net

Lexo edhe:

FOTO: Memoriali kushtuar komandant “Drinit” në Prizren prag të përfundimit

Asnjë koment

Comments are closed.