25-04-2024

Në Rahovec hapet festa e rrushit “HardhFest” 2019 (Video)

Në Rahovec sot ka nisur zyrtarisht festa tradicionale e rrushit “HardhFest” 2019, shkruan ‘Gazeta e Prizrenit’.

Pos, kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifit,  në ceremoni kanë marrë pjesë dy presidentët shqiptarë, Hashim Thaçi dhe Ilir Meta, si dhe kryeministri i Kosovës në largim, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka deklaruar se është në mbështetje 100% të vreshtarëve, fermerëve dhe afaristëve të Rahovecit!

“Do të vazhdojmë me lehtësi tatimore dhe me politika fiskale në mbështetje të prodhimit vendor. Gjithmonë në krah të rahovecjanëve për një jetë më të mirë e më të dinjitetshme. Të përcaktuar 100% edhe në luftën kundër korrupsionit, krimit e nepotizmit, por të vendosur, po ashtu që në luftimin e këtyre dukurive, të jemi të sinqertë deri në fund”, ka shkruar ai në profilin e tij te ‘facebook-ut’ në të cilin ka postuar edhe disa foto.

Fotografia e Ilir Meta

Njëjtë ka vepruar edhe presidenti Meta.

“Nuk mund të mungoja sot në “Festën Tradicionale të Vjeljes së Rrushit – Hardh Fest 2019” në Rahovec, ku së bashku me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, ndamë urimet për prodhim të mbarë, mirëqenie dhe begati për vreshtarët, jo vetëm të kësaj zone, por të mbarë Kosovës.
Shpresoj që shkëmbimet mes dy vendeve tona të rriten edhe më tej, në të gjitha aspektet, në radhë të parë përsa u takon prodhimeve të bujqësisë dhe zhvillimeve të agro-turizmit. Duhet të mësojmë më shumë nga njëri-tjetri!”, ka shkruar Meta. /GazetaePrizrenit.net

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj

Asnjë koment

Comments are closed.