18-04-2024

Në Ballkan paralajmërohet destabilizim i motit, përfshirë edhe Kosovën

Valës më të fuqishme të nxehtësisë së kësaj vere në rajonin tonë po i vjen fundi, megjithatë duhet pritur deri sot pasdite vonë.

Një front i ftohtë me origjinë nga Oqeani Atlantik përmes Evropës do të fillojë të depërtojë sot edhe në Gadishullin Ballkanik, duke freskuar motin dhe duke ulur temperaturat.

Gjatë depërtimit të frontit, priten procese të bujshme atmosferike me shtrëngata lokalisht të fuqishme shiu me breshër dhe kjo vjen si pasojë e temperaturave të larta dhe kontaktit me ajrin e ftohtë jostabil.

Sonte rrebeshe të fuqishme shiu do të përfshijnë shumë pjesë të Sllovenisë dhe Kroacisë, kurse gjatë natës vonë rrebeshet e fuqishme të shiut me vetëtima dhe bubullima, do të avancojnë në drejtim të Bosnjës, Hercegovinës dhe Serbisë.

Fronti i ftohtë do të vijë edhe në Kosovë, Mal të Zi, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut sot pasdite vonë, duke shkaktuar destabilizim të fuqishëm të motit me rrebeshe shiu me vetëtima, bubullima dhe ka mundësi edhe breshër, raportojnë mediat.

Pas depërtimit të frontit të ftohtë, priten ulje të theksuara të temperaturave dhe kjo do të jetë fundi i valës së fuqishme të nxehtësisë tropikale.

Asnjë koment

Comments are closed.