Në Serbi frikësohen nga përfshirja e mundshme e Albright në dialogun Kosovë-Serbi
Në këtë moment, askush nuk mund ta dijë saktësisht se cilët individë dhe në çfarë cilësie do të përfshihen në procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, meqenëse shtylla kurrizore e administratës së Joe Bidenit është ende duke u formuar, tha Nemanja Staroviq nga Qendra për Stabilitet Social në Serbi.
Ai u shpreh i shqetësuar për mundësinë që ish-Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright të bëhet emisare e SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi, transmeton Gazeta Express.
“Është e vështirë të imagjinohet se Madeleine Albright, me moshën e saj, mund të ketë një rol operacional në realizimin e politikës së jashtme amerikane, por ne nuk duhet ta neglizhojmë autoritetin që ajo ka brenda Partisë Demokratike, dhe kështu mundësinë e ndikimit në disa aktorë politikë. Nuk ka dyshim se çdo ndikim nga ana e saj do të ishte jashtëzakonisht i pafavorshëm për interesat e shtetit dhe popullit serb”, tha Staroviq.
Sidoqoftë, ai beson se parlajmërimi i Daniel Serwer për angazhimin e mundshëm të Albright mund të shihet edhe si një parashikim i dëshirave të tij, shpërqendrim dhe madje një presion delikat mbi ekipin tranzicional të Bidenit.
“Me këtë në mendje, mund të jetë më së miri të presësh pak për të parë saktësisht se cila do të jetë struktura e politikës së re të politikës së jashtme të SHBA-së, si kur bëhet fjalë për Departamentin e Shtetit dhe brenda Kongresit, Pentagonit dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, tha Staroviq.