Nënshkruhet kontrata për fillimin e ndërtimit të 22 rrugëve nëpër fshatra të Suharkës
Brenda tri ditëve do të fillojnë të ndërtohen dhe rregullohen 22 rrugë nëpër fshatra të ndryshme të Komunës së Suharekës.
Në njoftimin e komunë s, thuhet se e këto punë do të merrën 9 operatorë ekonomik të cilët sot i kanë nënshkruar kontratat për të filluar realizimin e këtyre projekteve.
Me këtë rast kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka takuar të gjithë operatorët ekonomik të cilët janë përzgjedhur për të kryer këto punë dhe ka kërkuar nga ata që të punojnë mirë, me kualitet të respektojnë marrëveshjën sipas kontratës.
“Do të jem vazhdimisht në terrën dhe do të inspektojë përsonalisht punimet, prandaj kujdes”, ka thënë kryetari.