08-05-2024

Nga Austria donacion për Njësinë e zjarrëfikësve në Suharekë

Një automjet për zjarrëfikje ka arritur në Suharekë, si donacion nga populli mik i Austrisë për Njësinë e Zjarrëfikësve në Suharekë. Ky automjet do të ndihmojë shumë zjarrëfikësit e Suharekës, pasi ata nuk qëndrojnë mirë sa i përket automjeteve dhe aparaturave për këtë qëllim.

Nw njoftimin e komunws, thuhet se pasi ka arritur automjeti, kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, ka vizituar Njësinë e Zjarrëfikësve dhe ka shtuar se: “Jam falenderues për donacionin austriak të Motra Johana, për automjetin e ri në Njësinë e Zjarrëfikësve. Ky veprim është në shërbim të qytetarëve, pasi ua lehtëson intervenimin zjarrëfikësve dhe jua shton efikasitetin në punë”, ka thwnw ai.

 

Ndërsa drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Enver Shabani, ka thënë se “ky është një automjet modern, por uroj që të ketë sa më pak punë”

 

Asnjë koment

Comments are closed.