Nesër në Prizren protestohet kundër dhunës ndaj grave
Shoqëria civile në Prizren, nesër në ora 12 do të protestojë në sheshin e Shatërvanit kundër dhunës në familje dhe ndaj grave.
Kjo protestë mbahet si vazhdim i organizimit të protestës në Gjakovë, Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik e Vushtrri.
Protesta është thirrur pas rastit tragjik që ndodhur pasditen e 7 gushtit në Brekoc të Gjakovës.
Një grua 40-vjeçare dhe vajza e saj 9-vjeçare mbetën të vrarë me armë zjarri.
I dyshuari kryesor i këtij rasti është bashkëshorti i viktimës, Pjetër Nrecaj.