Nesër nis Festa e vjeljes së Rrushit “ Hardh Fest 2018”
Me sloganin “Me Pamje Kah Vneshta”, këtë vit mbahet edicioni i 17 i festës së vjeljes së rrushit – Hardh Fest, që do të nis nesër (e premte) më 7 shtator dhe do të zgjasë deri më datën 9 shtator, n’Konak të Rahovecit (tek shtëpia e verës).
Ndërsa ceremonia zyrtare e hapjes së festës fillon nga ora 11:30, me prerjen zyrtare të kalaveshit të rrushit si dhe adresimet zyrtare.
Festivali organizohet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.
Sipas organizatorëve, e veçanta e këtij edicioni është ardhja e legjendës së muzikës rock, Kee Marcello, ish anëtar i grupit Europe, i cili me bendin e tij, do të performojë gjatë koncertit të Hardh Fest 2018./k.net