Nesër ora e parë në të gjitha shkollat do t’i kushtohet 144 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
Për nder të 144 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nesër, 10 qershor 2022, të gjitha shkollat në Kosovë dhe Shqipëri do t’ia kushtojnë orën e parë të mësimit kësaj ngjarje të rëndësishme të historisë shqiptare.
Kështu ka njoftuar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, raporton Indeksonline.
“Jam e lumtur që këtë vendim e kemi marrë bashkë me ministren e Arsimit të Shqipërisë, znj. Evis Kushi, për t’ua mundësuar nxënësve tanë në të dyja vendet, që të flasin njëkohësisht për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Kështu, ne po bartim së bashku te gjeneratat e reja veprën frymëzuese të intelektualëve dhe atdhetarëve të kohës dhe lavdinë e historisë shqiptare”, shkroi Nagavci.