07-10-2024

Ja çfarë i rekomandon Memli Krasniqi për naftën, Qeverisë Kurti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kërkuar që Qeveria Kurti të heqë akcizën për naftë dhe të lejojë funksionimin e tregut të lirë, sepse çmimet aktuale të derivateve janë të papërballueshme për xhepin e qytetarëve të Kosovës.

Kreu i PDK-së Memli Krasniqi tha se kanë kaluar fiks tre muaj nga data 10 mars, që kur PDK i ka bërë thirrje Qeverisë që ta heqë akcizën për naftën dhe të shqyrtojë mundësinë për ulje të TVSH-së për produkutet esenciale.

Lexo edhe:

Çfarë solli Konkursi i parë për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave në Prizren?

 

“Ka disa muaj, po veçanërisht ditët e fundit që me shqetësim të madh jemi duke e përcjellë ngritjen e normës të çmimeve të naftës dhe i kemi përcjellë gjatë gjithë ditës sot dhe reagimet dhe qëndrimet e naftëtarëve të Kosovës, por edhe qëndrimet krejtësisht arrogante të qeverisë për të vazhduar cenimin e tregut të lirë dhe imponimin e rregullave që janë për mendimin tonë jo parimore”, tha kreu i PDK-së.

Krasniqi kritikoi Qeverinë se po i rrit të hyrat nga çmimi i lartë i naftës dhe këtë po e shet si sukses në zhvillimin e taksave.

“Sot përafërsisht nga 64 centë nga çmimi që ne paguajmë për çdo litër naftë, por edhe benzinë i shkon qeverisë. Pra, qeveria është duke i rritur të hyrat përmes ngritjes së çmimit dhe pastaj po na e shet neve si sukses në zhvillimin e taksave, por realisht është duke e vështirësuar dhe përkeqësuar mirëqenien dhe jetën e qytetarëve.”, tha ai.

Asnjë koment

Comments are closed.