18-04-2024

Nesër shpallen fituesit e konkursit për mjedisin më të bukur                                                                                       

Nesër, në Ditën Botërore të Mjedisit, në mënyrë solemne do të shpallen fituesit e konkursit për ballkonin më të bukur me lule, kopshtin më të rregulluar, rrugën më ekologjike dhe lagjen më të pastër.

Interesimi i qytetarëve sivjet për këtë konkurs ka qenë dukshëm më i madh se në vitet e kaluara, ndërsa kominisioni për përzgjedhjen e fituesve tashmë e ka kryer punën e tij duke i verifikuar dhe vlerësuar të gjitha aplikimet.

Njoftohet se ceremonia dhe ndarja e shpërblimeve do të bëhet në Marash, te Mullini, nga ora 10:30, në prezencë të kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka.

 

Asnjë koment

Comments are closed.