23-11-2024

Nga 19 rastet e reja me Covid-19, tre nga Malisheva

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 19 raste të reja me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 184.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 259 mostra, prej të cilave 19 kanë rezultuar pozitive.

“ Rastet pozitive janë raste kontakti, shtatë (7) prej tyre me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri, tre (3) me vendbanim në Prishtinë, dy (2) me vendbanim në Senik-Malishevë dhe me nga një (1) rast nga vendbanimet në Llashkadrenovc-Malishevë, Sazli-Ferizaj, Ujmir-Klinë, Gjakovë, Gjilan, Topanicë- Kamenicë dhe Vushtrri. ”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti ka njoftuar edhe për shërimin e gjashtë pacientëve.

“Sot më 07 prill 2020, janë shëruar edhe gjashtë (6) pacientë, derisa numri i përgjithshshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tridhjetë (30)”, ka njoftuar IKSHPK.

Njoftimi i plotë i IKSHPK’së:

GJASHTË TË SHËRUAR DHE NËNTËMBËDHJETË RASTE POZITIVE ME COVID-19! (NË TRE TURNE TESTIMI)

Sot, më 07 prill 2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 259 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjithsej nëntëmbëdhjetë (19) prej tyre kanë rezultuar pozitive (në tre turne testimi).

Rastet pozitive janë raste kontakti, shtatë (7) prej tyre me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri, tre (3) me vendbanim në Prishtinë, dy (2) me vendbanim në Senik-Malishevë dhe me nga një (1) rast nga vendbanimet në Llashkadrenovc-Malishevë, Sazli-Ferizaj, Ujmir-Klinë, Gjakovë, Gjilan, Topanicë- Kamenicë dhe Vushtrri.

Sot më 07 prill 2020, janë shëruar edhe gjashtë (6) pacientë, derisa numri i përgjithshshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tridhjetë (30).

Nga data 08 shkurt deri më 07 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.352 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 184 me 5 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese (rasti i fundit nga Klinika Infektive me sëmundje shoqëruese infiltrim pulmonar, diabet tip 2, nefropati diabetike, tumor i gjëndrrës mbiveshkore të majtë, hipertension arterial dhe obezitet).

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3.589 kontakte të rasteve.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 7 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 1.418.925 raste të COVID-19 dhe 81.507 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga SHBA (391.665), Spanjë (140.617), Italia (135.586), Francë (109.069), Gjermani (107.458), Kina (81.740), Mbretëri të Bashkuar (55.242), Turqi (34.109), Zvicër (22.253), Austria (12.633), Serbi (2.447), Greqi (1.832), Kroaci (1.282), Slloveni (1.059), Maqedoni e veriut (599), Shqipëri (383) dhe Mali i Zi (241).

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim

Asnjë koment

Comments are closed.