Nga pikëkalimi i Vërmicës ekstradohet një shtetas shqiptar
Policia kufitare e Kosovës (PKK) bazuar në një urdhëresë ndërkombëtare në pikëkalimin e Vërmicës së Prizrenit ka ekstraduar një shtetas nga Shqipëria, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.
Sipas PKK-së rasti ka ndodhur dje. “Është raportuar se në bazë të urdhëresës ndërkombëtare lëshuar nga autoritetet e Shqipërisë, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Ai u është dorëzuar autoriteteve të Shqipërisë./GazetaePrizrenit.net”.