23-04-2024

Ngjarje si në filma, në autostradën “Ibrahim Rugova”, një person tentoi të kryente kontrabandë me 19 sirianë

Në raportin 24- orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për kontrabandim me migrantë.

Një person i panjohur, i cili ngiste një kombi ka tentuar të kryejë kontrabandë me 19 shtetas sirianë.

Fshati Vlashnje, Prizren   21.10.2020 – 07:55. Personi i panjohur, i cili ngiste me shpejtësi të madhe automjetin e markës kombi, në autostradën “Ibrahim Rugova”, nga ndjekja e policisë ka hyrë në një oborr privat në fshatin Vlashnje dhe është arratisur në drejtim të panjohur. Në automjetin e braktisur janë gjetur 19 9(nëntëmbëdhjetë) persona shtetas sirianë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Kosovë. Automjeti është sekuestruar, ndërsa me migrantët do të merret Njësiti përkatës i emigrimit.”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.