Ngriten aktakuza kundër 56 personave
Prokurori i Shtetit, njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur
pesëdhjetë e tri (53) aktakuza kundër pesëdhjetë e gjashtë (56) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, percjell Gazeta e Prizrenit.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tetë (8) persona, dhe janë parashtruar katër (4) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër pesë (5) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.
Sa i përket Prizrenit, nuk ka pasur raste. / Gazeta e Prizrenit