26-04-2024

Nis projekti për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në zonën “Nënkalaja” në Prizren, do të ketë ndërprerje të ujit në disa lagje

KRU. “Hidroregjioni Jugor” përmes një komunikate, njofton konsumatorët e lagjes “Nënkalaja” të qytetit të Prizrenit se me datë 13.05.2022 ka filluar ekzekutimin e punimeve për realizimin e projektit:

Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit në zonën ‚Nënkalaja‘ – Prizren“ .

Plani i paraparë dinamik për kryerjen e punimeve është: 13.05.2022 ÷ 09.12.2022.

Financuesi: Komuna e Prizrenit & KRU ”Hidroregjioni Jugor” Sh.A – Prizren.

Për shkak të punimeve që do të realizohen në rrugët e kësaj zone, do të ketë ndërpreje selekive të furnizimit me ujë gjatë ditës. Orari i ndërprerjeve do të varet nga infrastruktura ekzistuese, natyra dhe dinamika e punimeve, me kohëzgjatje maksimale gjatë ditës prej h; 08:00÷17:00.

Ruget qe do te afektohen nga nderprerja e ujit janë:

1. At Gjergj Fishta
2. Josip Rela
3. Petro Nini Luarasi
4. Pal Paluca
5. Marin Barleti
6. Mimar Sinan
7. Alajdin Berisha
8. Ndre Mjeda
9. Anton Çeta
10. Odhise Paskali
11. Vajzat e Sulit
12. Berati,
13. Rrugët dytesore te zonës ;Nënkalaja

KRU ,,Hidroregjioni Jugor” ne bashkepunim me punekryeresin do ti shikoje te gjitha mundesite teknike qe nderprejet e furnizimit te jene sa me te shkurta dhe te afektohen tek sa me pake konsumatore, te rrugeve te permendura.

Ju falenderojmë për mirëkuptim!, thuhet në njoftimin e “Hidroregjioni Jugor”.

Asnjë koment

Comments are closed.