31-08-2026

Nis shqyrtimi fillestar ndaj Reshanit, kërcënuesit të kryeprokurorit të Prizrenit dhe policëve

I akuzuari Egzon Reshani është sjellë sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku është duke u mbajtur shqyrtimi fillestar ndaj tij.

news image

Reshani akuzohet për veprën penale të kanosjes, në rastin që lidhet me kërcënimet ndaj kryeprokurorit Petrit Kryeziu dhe tre zyrtarëve policorë.

Në seancën që është duke u mbajtur, pritet që i akuzuari të deklarohet lidhur me fajësinë për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Gazeta Sinjali do të sjellë detaje të reja nga shqyrtimi fillestar, sapo të përfundojë seanca.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.