Nisin hetimet për rastin e vdekjes së Artan Venharit në Prizren
Një person ka humbur jetën e një tjetër është lënduar gjatë një fluturimi me parashutë në Prizren, të shtunën rreth orës 13:00. Bëhet fjalë për 45 vjeçarin Artan Venhari. Për vdekjen e Venharit, Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike, që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, sot ka marrë vendim për hapjen e hetimeve, raporton Express.
Lajmin për hapjen e hetimeve e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate drejtuar mediave.
“Sipas Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike, hetues përgjegjës është emëruar, Arben Dika. Në vendimin e marrë nga ky Komision, konstatohet se hetuesi përgjegjës ka për obligim që të përgatis një raport të detajuar, përfshirë rekomandimet lidhur me rastin”, thuhet në komunikatë.