Një 49 vjeçar nga Prizreni vdes nga COVID-19
Një 49 vjeçar nga Prizreni i infektuar me COVID-19 ka vdekur si pasojë e komplikimeve shëndetësore që i ka shkaktuar ky virus.
Kjo është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Në raportin nuk bëhet i ditur identiteti e as vendbanimi i saktë, pos komunës.
Nga këto nga rajoni i Prizrenit janë edhe tri raste tjera, në Prizren edhe 2 raste (67, 59 vjeç) dhe Dragash 1 rast (91 vjeç), transmeton Gazeta e Prizrenit.
Nga komunat perreth janë edhe: Rahovec 2 raste (65, 63 vjeç) dhe Malishevë 1 rast.
Numri total i rasteve pozitive më këtë virus në vend është 43 mijë e 881 raste nga 155.625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.137 raste të vdekjes.