27-07-2024

Një grua sulmon një tjetër në Prishtinë, arrestohet ( Pamje )

Një grua ka sulmuar një grua tjetër në rrugën ‘Tringë Ismajli’ në Prishtinë, për motive akoma të panjohura.

E dyshuara e cila po bërtiste me të madhe në rrugë, e ka goditur viktimën pasi dyshohet se kanë pasur një konflikt verbal.

Pamjet e këtij sulmi tashmë janë publikuar, derisa më pas Policia ka arritur në vendngjarje dhe e kanë arrestuar të dyshuarën.

Asnjë koment

Comments are closed.