Një i lënduar rëndë në Prizren nga mjetet piroteknike, dëme në objektet dhe automjete
Zëdhënësi rajonal i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, tha për Gazetën e Prizrenit se sot ( 31.12.2024 ), rreth ores 21:30 është raportuar se në rrugën “Ahmet Prishtina” në Bazhdarhane – Prizren, kishte ndodhur një shpërthim i zjarrit nga ndezja e një pikë shitje e mjeteve piroteknike në trotuar dhe si pasoj është përhap zjarri edhe në lokalet dhe ndërtesat për rreth.
Si pasojë e kërij incidenti deri me tani kemi një të lënduar i cili është në Emergjencë. Sipas informatave të deritanishme ai është duke u dërguar për në QKUK në Prirshtinë.
Gjithashtu janë shkaktuar dëme në objektet dhe automjete e parkuara në afërsi, raporton Gazeta e Prizrenit.
Të gjitha njësitë policore përgjegjëse kanë dalë në në vend ngjarje. Gjithashtu në vendngjarje kanë dalë edhe njesiti i zjarrfikësve të cilet kanë arritur ta shuajn zjarrin.
Sipas Policisë, për momentin situata është nën kontroll./ Gazeta e Prizrenit