25-04-2024

Një muaj paraburgim për tentim vrasje në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale M.L. dhe caktohet masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale R.O. që të dy nga Prizreni pasi kanë therur një person.

Të martën, rreth orës 21:20 minuta, në rrugën “Papa Gjon Pali”, pranë dyerve të kishës katolike “Zonja Ndihmëtare” në Prizren, shkaku i mosmarrëveshjeve të mëhershme, dy të dyshuarit dalin nga automjeti i tyre, konkretisht i pandehuri me iniciale M.L. me mjet të prehtë në dorë, kurse i pandehuri me iniciale R.O. me një mjet të mbrehtë e godasin të dëmtuarin me iniciale K.K, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe është në rrezik për jetën.

“Në anën tjetër duke marrë parasysh raportet e tyre të acaruara familjare, karakteristikat personale të pandehurve ku nga data bazë e të dhënave të policisë rezulton se ndaj të njëjtëve janë të regjistruara një mori të veprave penale të natyrave të ndryshme, andaj caktimi i paraburgimit dhe arrestit shtëpiak ndaj tyre është i bazuar dhe i arsyeshëm për sigurimin e prezencës së tyre dhe zhvillimin normal të rrjedhës së procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prizren.

Asnjë koment

Comments are closed.