24-11-2024

Një muaj paraburgim të arrestuarit në Serbi “për krime në Koshare”

Personit të arrestuar nga Serbia, me pretendimin për krime lufte në Koshare, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj.

Zëdhënësja e Gjykatës së Lartë në Beograd, Milica Veliçkoviq, ka thënë se ky vendim është marrë për shkak se ekziston rreziku i arratisjes.

“Kjo që të mos ndikojë te dëshmitarët dhe për shkak se i dyshuari është akuzuar për vepër penale për të cilën është paraparë dënimi me burg mbi 10 vjet, si dhe mënyra e kryerjes së krimit dhe serioziteti i pasojave bëri që opinioni të shqetësohet”, tha Veliçkoviq, shkruan Tanjug.

Asnjë koment

Comments are closed.