“Një ndeshje e çmendur” – titujt e mediave angleze për ndeshjen kundër Kosovës
Mediat angleze kanë reaguar pas fitores së Anglisë 5:3 kundër Kosovës në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.Pasi pranuan gol pas 34 sekondash në Southampton, Anglia u përgjigj me pesë gola në pjesën e parë kundër Kosovës, shkruan Zëri.info.
Megjithatë, Kosova u këndell dhe shënoi dy gola në pjesën e dytë për të humbur 5:3, me Harry Kane që humbi penalltinë për djelmoshat e Gareth Southgate.
Pas ndeshjes kanë reaguar edhe mediat në Angli, të cilat janë parë të befasuara nga forca e Kosovës në këtë ndeshjes.“Sancho shënon dopeietë dhe Sterling shkëlqen, por Southgate largohet me ‘kokëdhimbje’ defanzive pas një ndeshje të çmendur”, shkruan “Mirror”.
Ndërkaq, “Daily Mail” shkruan: “Në disavantazh pas 34 sekondash, 5:1 pas pjesës së parë dhe 5:3 në fund. Anglia lidere në grup pas fitores ndaj Kosovës në një triler prej tetë golash në ‘St Mary’s”.