26-04-2024

Një person i kërkuar arrestohet në Prizren

Policia në Prizren ka njoftuar për arrestimin e një personi që ishte në kërkim nga organet e rendit, por nuk janë dhënë sqarimet se për çfarë vepre ai gjendej në listën e policisë.

Arrestimi i tij është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore.

I arrestuari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është dërguar në Burgun e Dubravës.

Asnjë koment

Comments are closed.