Një rahovecas tregohet fort i ndershëm, i gjen 10 mijë euro – i dorëzon në polici
Shaip Himaj, një banor i fshatit Gexhë të Rahovecit, ka treguar anën e tij të lartë njerëzore.
Zoti Himaj i ka gjetur 10 mijë euro të cilat i kishin humbur një qytetari dhe i ka dorëzuar në Policinë e Kosovës të dielën.
Paratë e gjetura më i pas i janë kthyer pronarit, njoftoi Policia e Kosovës në një njoftim për media.
“Zoti Himaj përveç që ka treguar një veprim ndershmërie, ky akt reflekton edhe besimin ndaj Policisë së Kosovës”, tha Policia.