Kohët e fundit, Prizreni është kritikuar për mungesën e higjienës në qytet.
Për disa muaj ka munguar edhe larja e rrugëve. Tashmë, kur ky proces ka filluar, sipas një video-xhirimi nga Ramadan Klisurica, njohës i pushtetit lokal, në disa raste puna po kryhet shkel e shko.
Postimin e tij në ‘facebook’ ai e ka shoqëruar me komentin “Kësaj i thonë një udhë e dy punë”
Xhirimi është bërë në rrugën “William Walker” në Prizren.