26-04-2024

Një zyrtar komunal në Suharekë e rrah një punëtore të komunës

Një zyrtar për mërgatë në Drejtorinë e Kulturës në komunë e Suharekës është arrestuar gjatë ditës së djeshme.

I njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar një zyrtare në Drejtorinë e Urbanizmit, e cila pas sulmi ka pranuar edhe tretman mjekësor, njofton Klankosova.tv.

“Suharekë 12.05.2022 – 14:30. I dyshuari mashkull kosovar zyrtar për mërgatë në Drejtorin për Kulturë, pas një mosmarrëveshje verbale ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare zyrtare në Drejtorin e Urbanizmit. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të procedurë të rregullt” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Asnjë koment

Comments are closed.