20-04-2024

Njëmbëdhjetë të lënduar në aksident trafiku në një fshat të Malishevës

Në fshatin Mirushë të Malishevës, dje pasdite është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve civile.

Sipas policisë, përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar njëmbëdhjetë persona. Dhjetë prej tyre pas trajtimit mjekësor janë liruar, ndërsa viktima tjetër është hospitalizuar në QKUK.

Policia nuk ka dhënë hollësi për shkaqet e aksidentit. Rasti është duke u hetuar./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.