17-05-2024

Njoftim nga MASHT-i, nga e hëna zgjerohet përmbajtja e mësimit në distancë

Menjëherë pas ndërprerjes së procesit mësimor (më 12.03.2020) si pasojë e pandemisë COVID-19, MAShTI ka filluar realizimin e programit për mësimin në distancë. Transmetimi i mësimit ka filluar që nga data 23 mars 2020 në Radio Televizionin e Kosovës dhe në ueb faqen e MAShTI-t eMesimi për lëndët mësimore (gjuhë dhe matematikë).

MAShTI ka kënaqësinë t’ju njoftoj se nga e hëna (datë 06 prill 2020) përmbajtja e mësimit në distancë do të zgjerohet duke mbuluar shumicën e lëndëve mësimore për klasat 1-9. Transmetimi televiziv do të mbulohet nga Radio Televizioni i Kosovës, sipas orarit të bashkëngjitur, ndërsa të njëjta materiale janë në dispozicion edhe në ueb faqen eMesimi.

“Falënderim i veçantë edhe për mbështetësit e pakursyer sikurse: OJQ TOKA, AShI, Kallxo, RTK, LinkPlus, GIZ, Banka Botërore dhe shumë vullnetarë të tjerë”,  thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Asnjë koment

Comments are closed.