24-09-2021

Nuk mund ta besoni, kjo është oferta që ka marrë Modric

Kombëtarja e Kroacisë arriti sukses të madh në Kupën e Botës, madje luajti në finale, ku u mposht nga Franca.

Paraqitja e mirë ndikoi shumë dhe po thuaj të gjithë futbollistët e kësaj kombëtareje janë tepër të kërkuar.

Mirëpo, askush prej tyre nuk e ka në tavolinë një ofertë që e ka Luka Modric, i cili u shpall lojtari më i mirë i turneut.

Në transfermarkt vlera e tij është vetëm 25 milionë euro dhe kjo për shkak të moshës së tij (33 vjeç), por ka skuadra që janë të gatshme të paguajnë shumë më tepër, në veçanti kinezët.

Besoni apo jo, Modric e ka në tavolinë një ofertë prej 40 milionë eurosh në vit (neto), që do ta bënte futbollistin më të paguar në botë.

Mesfushori kroat ka edhe dy vjet kontratë me Realin dhe mbetet të shihet nëse kjo ofertë do ta bindë të largohet nga “Bernabeu”./insporti

Asnjë koment

Comments are closed.