25-04-2024

NY Times: Refugjatët afganë të dyshuar për krime të dhunshme dhe lidhje me talibanët janë strehuar në Kosovë

Një artikull i “New York Times”, raporton se personat me rrezikshmëri të lartë, të cilët janë evakuar nga Afganistani pas tërheqjës së ushtrisë së SHBA-ve nga atje, e që janë të dyshuar për krim të dhunshëm dhe lidhje me militantë islamikë janë strehuar në kampin ushtarak të NATO-s, Bondsteel në Kosovë.

Në këtë artikull të NY Times thuhet se “Dy muaj pas evakuimit të 80 mijë afganëve që u larguan nga zonat e kontrollit të talebanëve, shumica e tyre e kanë përjashtuar verifikimin e mëvonshëm për t’u pranuar në SHBA. Disa fillimisht ngritën çështje të sigurisë – si të evakuuarit që ndanin emra të njëjtë me persona të dyshuar për terrorizëm – por më pas u liruan.”

“Por, disa dhjetra janë vënë në “flamur të kuq”, pavarësisht se kanë ndihmuar Shtetet e Bashkuara gjatë luftës së saj 20 vjeçare në Afganistan, sepse zbulutan shenja të dukshme të krimit të dhunshëm ose lidhje me militantët islamikë, vlerësime të cilat nuk janë sqaruar, thanë zyrtarët. Këto informacione kanë ngritur pyetjen se çfarë duhet të bëhet me ta.”

“Ushtria transferoi shumicën e të evakuarve me flamur të kuq në Kampin Bondsteel, një bazë e NATO-s në Kosovë, e cila ka rënë dakord të strehonte afganët deri në një vit në bazë. Ata janë përcaktuar se kërkojnë hetime të mëtejshme dhe asnjë vendim përfundimtar nuk ka pasur nëse ata do të marrin leje për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, thanë zyrtarët”, shkruan tutje New York Times.

Sipas artikullit, ekipi i sigurisë kombëtare i Biden është takuar për të hartuar një strategji se si do të merren me këta persona, por siç raportohet, zyrtarët nuk dhanë numër të saktë për “grupin problematik”, që tashmë thuhet se janë strehuar në Kosovë. Vetëm disa prej tyre shkruan NY Times, janë lejuar të udhëtojnë drejt SHBA-ve pas vlerësimeve të bëra.

Por, disa nga grupi i të evakuuarve që do t’i nënshtrohen një hetimi më afatgjatë dyshohet se kanë kryer krime të dhunshme dhe janë dhjetra në këtë grup – që kryesisht dyshohen për lidhje me militantët islamikë – talibanët. Sipas NY Times, diskutimet e brendshme për këtë grup personash ndahen në dy pyetje.

“Njëra është afatshkurtër: nëse trupat amerikane mund të ndalojnë afganët nëse ngopen me pritjen dhe vendosin të dalin nga portat e kampit Bondsteel, në kundërshtim me marrëveshjen që SHBA-të arritën me Kosovë. Nuk është e qartë se çfarë autoriteti ligjor ka ushtria për të mbajtur jo-amerikanët që nuk janë të burgosur gjatë luftës – të evakuuarit nuk mund të qëndrojnë pafundësisht jashtë vendit.

Ky skenar mund të mos ndodhë kurrë: Deri më sot, askush nuk është përpjekur të largohet nga baza, thanë ata. Por intervistat me disa zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë sugjerojnë se mund të mos ketë konsensus të qartë se çfarë mund ose duhet të bënin rojet në një situatë të tillë.

Për shembull, një zyrtar tha se trupat amerikane mund t’i tregonin vetëm policisë lokale se një afgan ishte larguar nga baza, në mënyrë që ato autoritete të mund ta arrestonin personin për shkelje të ligjit të Kosovës – kushtet e pranimit të përkohshëm të të evakuuarve në vend. Por një zyrtar tjetër këmbnguli se komandanti i bazës ka autoritetin për të ndaluar përkohësisht çdo afgan të tillë, në pritje të transferimit tek autoritetet lokale.

Pyetja tjetër është afatgjatë: çfarë bëhet me të evakuarit që përfundimisht konsiderohen të papërshtatshëm për të ardhur në SHBA nëse përpjekjet diplomatike nuk arrijnë t’i bindin vendet e tjera që t’i pranojnë ata.

Në dritën e asaj perspektive, thanë zyrtarët, një supozim i hershëm që asnjë i evakuuar nuk do të riatdhesohej në Afganistan ka rënë. Sipas ligjit ndërkombëtar – Konventa Kundër Torturës – është e paligjshme të riatdhesohen personat që kanë ikur nga vendi i tyre nëse ka shumë gjasa se ata do të abuzohen kur të kthehen.

Zyrtarët thuhet se po diskutojnë nëse ky rregull do të ndalonte kthimin e të evakuuarve që ndihmuan SHBA-të në Afganistan, por që janë konsideruar si problematikë për shkak të lidhjeve me talibanët. Këta të evakuuar mund të përballen me më pak rrezik nga qeveria e re e talibanëve sesa të evakuuarit e përmendur për çështje kriminale ose lidhje me grupe të tjera militante – veçanërisht nëse dikush rezulton të ketë lidhje me Shtetin Islamik – që po i lufton talebanët”, thuhet në artikullin e NY Times.

Siç raporton NY Times, disa zyrtarë të Biden i kanë thënë gazetës se shohin një linjë politike: Problemi i tyre në Kosovë demnstron se në kundërshtim me kritikat e tilla, afganët që shpresojnë të fillojnë një jetë të re në Shtetet e Bashkuara duhet së pari të kalojnë një proces serioz të verifikimit të sigurisë.

Ndjeshmëria politike e çështjes është nënvizuar nga akuzat për disa krime – duke përfshirë ngacmimin e fëmijëve, abuzimin e bashkëshortëve, sulmet seksuale dhe vjedhjet – të kryera në bazat ushtarake amerikane nga disa të evakuuar afganë që kishin pastruar verifikimin etj.

Raportohet se Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar këta persona për verifikim të hollësishëm me të dhëna të merren nga Dogana dhe Mbrojtja e Kufirit, Byroja Federale e Hetimit, Qendra Kombëtare Kundër Terrorizmit dhe agjencitë e inteligjencës që inervistuan afganët dhe morën informacione biometrike dhe biografike të tyre.

Gjithashtu, thuhet se qindra analistë e agjentë u dërguan për të punuar në vendet e tranzitit. Të tjerë kontribuan nga SHBA-të, duke punuar gjatë fundjavave dhe duke ndarë informacione në telefonata të sigurta videokonferencash.

“Siç raportohet, ky grup personash të cilësuar me rrezikshmëri dhe si të lidhur me terrorizmin. Si rezultat i gjitha hetimeve, një numër “shumë i vogël”, i atyre janë larguar vullnetarisht nga Shtetet e Bashkuara ose janë vënë në procedurat për dëbim, thanë zyrtarët, – duke përfshirë disa që iu bashkuan grupit në harresë në Kosovë”, shkruhet në artikull.

Artikullin e plotë të NYTimes mund t’a lexoni duke klikuar këtu.

Asnjë koment

Comments are closed.