25-04-2024

Sot fillon numërimi i votave nga jashtë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot në orën 11 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i votave të ardhura nga jashtë Kosovës përmes postës, gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor.

KQZ-ja ka aprovuar 9 mijë e 610 pako të fletëvotimeve të ardhura me postë, ndërkaq janë refuzuar 1 mijë e 324 nga 10 mijë e 934 sa ishin gjithsej.

Asnjë koment

Comments are closed.