19-04-2024

“Oj Kosovë, oj nana ime” – Rashica feston me këngë patriotike titullin në Turqi (Video)

Galatasaray u shpall këtë të diel kampion i Superligës turke të futbollit.

Pjesë e ekipit turk është dhe futbollisti i kombëtares kosovare Milot Rashica, i cili nuk ishte në fushën e blertë gjatë ndeshjes së fundit kundër Fenerbaçes, ku Galatasaray fitoi me rezultatin e pastër 3-0.

Por futbollisti kosovar mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të trofeut. Rashica zgjodhi të futej në fushën e blertë ku po mbahej ceremonia me këngë patriotike.

Futbollisti mbante në krah flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës, teksa në sfond dëgjohej “Oj Kosovë, oj nana ime”, kënga patriotike e Shkurte Fejza.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.