03-11-2024

Opozita bojkotoi mbledhjen e KK-së në Malishevë, shkaku që nuk merr përgjigjet nga qeveria komunale

Sot është dashur të mbahet mbledhja e tetë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Malishevës, por është shtyrë për nesër, pasi shumica e anëtarëve të kuvendit e kanë bojkotuar mbledhjen, me arsyetimin se qeveria komunale nuk ka dhënë përgjigje për shumë kërkesa të tyre.

Në njoftimin e dërguar, thuhet se fillimisht Alban Mazreku, në emër të grupit të anëtarëve të PDK-së, tha se kryetari dhe drejtorët e drejtorive komunale, nuk janë përgjigjur në kërkesat e tyre si grup dhe si anëtar të kuvendit dhe në shenjë reagimi ndaj kësaj, grupi nga PDK nuk do të jetë pjesë e kësaj mbledhjeje.

Qëndrimin e tyre e ka përkrahur edhe grupi i anëtarëve të LVV-së, të cilët gjithashtu reaguan, siç thanë, për mos lejimin e qasjes në dokumentet zyrtare, e po ashtu këtë qëndrim e kanë përkrahur edhe anëtarët e LDK-së, duke shkaktuar mungesë të kuorumit në sallë.

Kryesuesi i KK të Malishevës, Rrahim Morina, tha se mbledhja do të vazhdoj të premten, me 13 korrik, në ora 10:00, pasi sot nuk ka kuorum për mbajtjen e mbledhjes së rregullt të KK-së.

Po ashtu në mungesë të kuorumit, sot nuk ka mundur të mbahet as mbledhja e Komitetit për Komunitete, e cila gjithashtu është shtyrë për nesër.

 

Asnjë koment

Comments are closed.