25-11-2024

Pacolli thirrje Thaçit dhe Kurtit: Bëhuni bashkë dhe veproni, mos e ndalni procesin e dialogut

Ish- ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti dhe presidentit Thaçi që të bëhen bashkë sipas një Ligji të ri që do ta propozojë Komisioni i Venecias, dhe të veprojnë së bashku.

Pacolli shtoi se procesi i dialogut Serbi-Kosovë nuk duhet të ndalet, pasi që nuk ka kohë, shkruan Indeksonline.

“Kosova ka humbur shumë kohë dhe s’ ka kohë tjetër me prit. Kush mendon ndryshe, le të na sjellë një Plan Ndërmjetësim tjetër, më të mirë se ai amerikan”, shtoi Pacolli.

Postimi i plotë:

“Asnjëherë nuk do arrish në fund të udhëtimit, nëse çdoherë ndalesh të rahatosh një qen që leh” ..ka thënë një burrështetas i madh, Churchilli.

Ndoshta Tëitter ka rregulla te tjera udhëtimi, por pa kurrfarë ndjenje përkeqësuese po shikoj me preokupim disa komente “lobistësh” në lidhje me procesin e ndërmjetësimit amerikan në dialogun Serbi-Kosovë. Koha është flori dhe ajo s’duhet humbur, është një mësim i përbotshëm që del dhe nga kjo thenie e Churchillit.

Kosova ka humbur shumë kohë dhe s’ ka kohë tjetër me prit. Kush mendon ndryshe, le të na sjellë një Plan Ndërmjetësim tjetër, më të mirë se ai amerikan!

“Lobistët”? janë të mirë nëse zgjidhen mirë dhe nëse janë në krahun tënd. Po kush tha se janë të mirë dhe janë në krahun tonë ata që po e kontestojnë ndërmjetësimin e Ambasadorit Grenell duke e quajtur Plan për Ndarjen e Kosovës?

“Lobistët”që kontestojnë, mbase kanë Planin e tyre për punët e tyre, por ata s’janë pjesë e procesit, ndaj s’duhen dëgjuar. Ata (“lobistët) nuk kanë si të njohin një proces ndërmjetësimit amerikan në dialogun Serbi-Kosovë, nëse nuk janë mbrenda, ata janë jashtë proceseve.. si munden ata të shprehën? Nuk mund të shprehen, ata vetëm infektojnë… ndoshta si Covid-19.

Koha është flori dhe ajo s’duhet humbur- është një mësim i përbotshëm që del dhe nga kjo thenie e Churchillit. Kosova ka humbur shumë kohë dhe s’ ka kohë tjetër me prit. Kush mendon ndryshe, le të na sjellë një plan ndërmjetësim tjetër më të mirë se ai amerikan!

Plan per ndarjen e Kosovës? Sa kam qenë ministër i jashtëm kurrë nuk kam parë asnjë plan për ndarje dhe nuk besoj se as sot po diskutohet ndonjë plan i tillë. Ndaj u bëj thirrje dhe njëherë kryeministrit dhe presidentit: Bëhuni bashkë sipas një Ligji të ri që ta propozojë Komisioni i Venecias dhe veproni së bashku. Procesi nuk duhet të ndalët, nuk ka kohë më!!/Indeksonline

Asnjë koment

Comments are closed.