23-11-2024

Paraburgim gruas që sulmoi bashkëshortin e saj në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurës me iniciale J.G. nga Prizreni,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, lëndim i rëndë trupor.

“Me datën 27.05.2019, rrethë orës 00:10 minuta , saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët i shkakton lëndime të rënda të dëmtuarit – bashkëshortit të saj me iniciale M.B., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake, fillimisht me fjalosje verbale e më pastaj e ka goditur me thikë në qafë, mjet ky i rrezikshëm  që mund të shkaktoj lëndim të rëndë trupor.I dëmtuari arrin ta nxjerr nga qafa thikën, deri sa e pandehura largohet nga shtëpia , dhe paraqitet në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit”, thuhet ne kumtesën e Gjykatës në Prizren./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.