Paraburgim mësuesit që keqpërdori seksualisht nxënësit
Me këto veprime ai dyshohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet”, e sanksionuar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 21 janar 2019 dhe do të zgjasë deri më 20 shkurt 2019.
Gjyqtari i procedurës paraprake, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase po që se i njëjti gjendet në liri, mund të ndikoj tek dëshmitarët dhe se vepra penale për të cilën dyshohet se e ka kryer i pandehuri B.V. hyn në grupin e veprave penale të natyrës së rende.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi, në Gjykatën e Apelit.